-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim: SPAK nuk po dështon, çështjet ndaj Shullazit dhe Ndokës janë dënuar me vendim të prerë

Kryesoret

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar sot edhe thirrjen që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kjo është një rrugë shumë e vështirë por ne besojmë se jeni në rrugën e duhur dhe e shihni këtë të reflektuar në raportimet tona, e shihni të reflektuar në progres-raportet e BE-së. Fola për këtë pak ditë më parë, kur Ministri i Drejtësisë përsëriti atë që kishte thënë Kryeministri. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim reformën në drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë”, u shpreh Kim.

Me tej Kim theksoi se SPAKU nuk po dështon, dhe çështjet ndaj Shullazit, Ndoka, Avdyli, janë dënuar me vendim të prerë.

“Kam sjellë disa fakte që SPAK nuk po dështon. Në bisedat me qytetarë të thjeshtë, jo me tituj të bukur dhe me vila. Çështjet ndaj Shullazit, Ndoka, Avdyli, janë dënuar me vendim të prerë. Ish-ministra, kryebashkiakë janë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjykatës janë dënuar për korrupsion.”, vijoi me tej Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit