-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i gatshëm t’i takojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nëse është e nevojshme është i gatshëm të shkojë në Hagë dhe t’i takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim si të akuzuar për krime lufte.

“Tash e ka marrë për barrë Ministria e Drejtësisë aspektin e vizitave, por nëse e konsiderojmë bashkërisht, mund të shkojmë, absolutisht, nuk ka kurrfarë problemi për këtë”, ka pohuar Kurti, siç dëgjohet në një video amatore të publikuar nga portali Nacionale. 

Ai ka theksuar “kjo është brengë e imja, jo veç si aktivist politik i moçëm e qytetar republike, por para së gjithash si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Kurti ka treguar se i ka takuar avokatët që i mbrojnë luftëtarët e UÇK-së në Hagë, duke potencuar se “jam i interesuar të kuptojë më shumë se çka po ndodh, edhe të ketë një mbikëqyrje dhe llogaridhënie më të madhe të Gjykatës Speciale, e cila nuk e ka pasur për karakteristikë të theksuar transparencën”.

“Dhe gjithashtu të marrë vesh se kur konsiderojnë këta avokatë që në procesin gjyqësor atje po dëmtohet shteti i Kosovës dhe historia e jonë”, potencoi Kurti para bashkatdhetarëve në Dallas.

Kreu i ekzekutivit kosovar shtoi se duhet të mbrohet lufta e UÇK-së, “dhe vetëm duke e mbrojtur luftën e UÇK-së në mënyrë të suksesshme, atëherë mund të mbrohet secili”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit