-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush deputet e ka? Brenda vilës luksoze në Lalz, agjenti flet te “5pyetjet.al”

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Partia Demokratike e Shqipërisë është përfshirë në një debat të fortë në ditët e fundit. Tashmë jo për vulën e partisë, por për vilën.

Denoncimi i sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi se një koleg i tij brenda PD-së po mban peng opozitën për shkak të një vile që ka në Gjirin e Lalzit me vlerë 760 mijë që e ka nxjerrë në shitje solli furtunë brenda opozitës.

Heshtja e disa ditëve sot i la vendin sherrit në mes të seancës plenare. Edmond Spaho dhe Tritan Shehu i shkuan Bardhit te karrigia që ishte ulur në Kuvend duke i kërkuar që të mos e vazhdojë këtë histori. Situata agravoi.

U desh ndërhyrja e Jorida Tabakut për të qetësuar gjendjen. Në krahun tjetër reagoi Erion Braçe duke e cilësuar të turpshëm sherrin në mes të parlamentit. Por sërish pyetja ngeli pa përgjigje, kush e ka vilën?

Gazment Bardhi postoi në rrjetet sociale njoftimin e shitjes së vilës dhe kompanisë me çmimin jo 760 mijë euro, që tha në fillim, por 670 mijë. Sipërfaqja totale e hapësirës është 810 m2 dhe vila luksoze ka 10 dhoma dhe 4 banjo.

“5pyetjet.al” sjell pamjet brenda vilës luksoze dhe shkoi më tej duke kontaktuar agjentin e shitjes, i cili kërkoi te mbetej anonim nuk pranoi që të jepte detaje rreth vilës dhe pronësisë.

“Afati kur ka dalë dhe si ka dalë vila dhe kush e ka janë cështje konfidenciale. Nëse ju bëj punë ju, i prish punë vetes sime. Nuk mund të jap asnjë informacion se kush e ka dhe kur ka dalë në shitje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit