-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet vëllai i Edi Ramës

Kryesoret

Drejtori sportiv i ekipit të Partizanit, Olsi Rama është dënuar me 50 mijë lekë gjobë me argumentin se ka përdorur gjuhë denigruese ndaj arbitrave të ndeshjes derbi, ku të kuqtë humbën përballë rivalëve të Tiranës 2-1 dhe bardheblutë ngritën trofeun në Elbasan.

Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Partizani – KF Tirana, në bazë të nenit 6.1/i të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, nenit 17/1/b të statutit të FSHF dhe neneve 14 dhe 55 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë” thuhet në njoftimin e Disiplinës për Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Cfarë tha Olsi Rama në fund të ndeshjes me Tiranën?

Sigurisht që mendoj se arbitri ndikoi në rezultatin e ndeshjes, ndikoi në dinamikën e ndeshjes, në shumë raste. Dua të di, kush ishte në VAR? Arbitër i VAR-it? Jorgji! Tani e kuptova. Është një tavë Elbasani e gatuar me ngjalat e Lezhës që na sjell në këtë pikë.

Unë nuk e kuptoj arsyen e anulimit të penalltisë. Ka protokoll VAR-i dhe rregulla. Në qoftë se Hamiti e pa që s’kishte kontakt, duhet të kishte karton të verdhë ndaj Skukës dhe do të ishte karton i dytë i verdhë, pra karton i kuq. Nuk ka gjysëm të vërteta.

Ka vetëm një të vërtetë. Ka një protokoll VAR-i që është shumë specifik. Në qoftë se ka kontakt në fazën mbrojtës sulmues dhe jepet penallti, atëherë VAR-i nuk mund të ndërhyjë. Kontakti në fushë e gjykon arbitri.

Ju sjell referencë një rast te ndeshja Juventus-Inter, penalltinë e Cuadrado, u dha penallti dhe u bë një polemikë e madhe pse VAR-i nuk ndërhyri dhe u shpjegua që VAR-i nuk ndërhyn kur ka kontakt. Në qoftë se nuk ka pasur kontakt, arbitri Hamiti duhet të kishte integritet t’i jepte kartonin e dytë Skukës.

Kur arbitri duhet të shkojë të ndërrojë një vendim në VAR, duhet të jetë 100 % i bindur, që vendimi që ka marrë në fushë, nga ajo që shikon në pamjet filmike, është tërësisht e gabuar. Në qoftë se nuk është 100% i bindur nuk e ndryshon dot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit