-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin kërcënon Perëndimin: Po dëmtoni veten duke vendosur sanksione ndaj Rusisë

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin për dëmtimin e interesave të veta kombëtare.

Sipas tij, shtetet perëndimore po provokojnë një krize globale, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Putin, në një mbledhje të qeverisë për çështjet ekonomike, tha se “çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11% në eurozonë”.

Në fjalët e tij, të cilat u transmetuan në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, ai paralajmëroi se “vazhdimi i obsesionit me sanksione do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasojat më komplekse, gati të pakthyeshme për Bashkimin Evropian”.

Putin theksoi gjithashtu se “elitat e vendeve perëndimore” janë fajtore për shkaktimin e efekteve të dëmshme për vendet më të varfra, duke sugjeruar se ata “janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës, në mënyrë që të ruajnë dominimin e tyre global”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit