Këtë të enjte Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. Që nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova është përpjekur të fitojë njohje në arenën ndërkombëtare dhe të anëtarësohet në disa organizata, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive.
Rel ka analizuar rrugëtimin e Kosovës gjatë këtyre viteve, duke i përmbledhur të dhënat në tabelën e mëposhtme. Ndërkohë kujtojmë se deri në ditën e sotme 117 shtete kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
