13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takon kryeministren e Lituanisë, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kryesoret

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me homologun e saj të Lituanisë, është pritur edhe nga kryeministrja e këtij vendi, Ingrida Simonyte.

Osmani i kërkoi mbështetjen e Lituanisë në synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata të rëndësishme botërore, por theks të veçantë i vuri kërkesës për ndihmë për anëtarësim në Këshillin e Europës, ku Kosova sot dorëzoi kërkesën zyrtarisht.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyçe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në NATO”, ka shkruar Osmani.

Osmani tha se forcimi i bashkëpunimit me aleatët tanë mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme të Kosovës dhe Lituanisë.

“Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë”.

Osmani tha se në takimin që patën në Vilnius me Simonyte, temë diskutimi ishte edhe situata e sigurisë në Europë pas fillimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për rritjen e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative si dhe në fusha të tjera. /Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit