-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Sekretari Blinken nuk është antishqiptar, por Edi Rama dhe George Soros po

Kryesoret

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot në çeljen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të partisë demokratike në Elbasan.

Mes të tjerash, ai preku çështjen e të shpallurit non grata nga Shtetet e Bashkuara. Një akt të tillë Berisha e përktheu si një sulm personal ndaj tij nga George Soros, për faktin se përbënte një pengesë në projektet për të ndarë e përçarë Kosovën.

Ai shtoi se pavarësisht non gratave, Sekretari amerikan Antony Blinken nuk është antishqiptar dhe nuk ka qëllime të tilla. Sipas tij, interesa në kundërshtim me ato të shqiptarëve kanë kryeministri Edi Rama dhe George Soros.

“Një antishqiptar i tërbuar si Soros, i faktuar me të gjithë projektet e tij për përçarje të Kosovës me ideologjinë që nuk pajtohet me vlerat që besojmë dhe interesat tona.Pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke përdorur Ramën. Përpiloi raporte ku përfshiu edhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken nuk është anti shqiptar. Nëse do të kisha një dyshim do t’jua thoja. Nuk është dhe nuk asnjë arsye të jetë. Por Soros dhe Rama janë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit