-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështim në Eurovision, Ronela Hajati “mbretëreshë” në Youtube

Kryesoret

Pavarësisht që nuk arriti të kualifikohej në finale, Ronela Hajati duket se ka rrëmbyer zemrat e të huajve në veçanti italianëve.

Ajo bëri hapjen në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2022, ndërkohë që nuk u kualifikua për finalen e madhe që mbahet nesër (e shtunë).

Artistja gjatë kësaj kohe ka sjell disa video nga prapaskenat, ku tregon se si është pritur “Sekret” dhe për brohoritjet që i bënë rreth këtij projekti.

Kjo këngë ndërkaq për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.

“Dy milionë. Kurrë nuk kam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”, ka thënë në një postim të ri Hajati.

32-vjeçarja veç tjerash bëri bujë të madhe me veshjen, teksa mori kritika të mëdha për mënyrën se si është shfaqur.

Shumë nga njerëzit thanë se ishte e ekzagjeruar jashtë mase dhe se kjo e ka bërë që të mos kalonte në finalen e madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit