-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana, ministerial për Ukrainën

Kryesoret

Tirana do të jetë në qendër të diplomacisë rajonale në muajin qershor, kur do të mirëpresë një takim ministror të dedikuar për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë. Njoftimin e bëri ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili ka zhvilluar një takim me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha.

Hoxha thekson se biseda u fokusua te situata në Ukrainë, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus dhe çështjet e sigurisë evropiane. Ministri rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën “që nga dita e parë e agresionit rus” dhe angazhimin për të vijuar këtë mbështetje në mënyrë të palëkundur.

Dy palët diskutuan gjithashtu edhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ukrainës, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Një nga pikat kryesore të takimit ishte pikërisht organizimi i ministerialit që do të mbahet në Tiranë në qershor, i cili pritet të mbledhë përfaqësues të lartë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Evropë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit