-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova nis vettingun, Haxhiu: Do të jetë i pavarur dhe i monitoruar nga BE-SHBA

Kryesoret

Në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept-Dokumentin për Vetting, ishte temë diskutimi ndërmjet Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Komisionit për Legjislacion.

Për të dhënë mendimin e saj rreth kësaj çështjeje, ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se Vettingu ka qenë njëri prej zotimeve të tyre, derisa shtoi se ky propozim i Qeverisë nuk ka dalë dosido por që synon integritetin moral e profesional të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.

“Pra duke pasur parasysh zotimet para qytetarëve dhe nevojën që e kanë për drejtësi ne kemi themeluar grupin punues. Ky dokument ka të bëjë me verifikimi siç janë gjyqtar, prokurorë. Vettingu do të fillohet më strukturën më të lartë dhe brenda 5 vjetëve është theksuar se do të përfundojë. Tani besojmë që të gjitha çështjet janë adresuar dhe presim kontribut edhe nga akterë tjerë. Besoj që kemi vullnetin të angazhohemi që qytetarët të kenë respekt për figurën e gjyqtarit dhe prokurorit”, tha Haxhiu.

Tutje, Haxhiu se Vettingu do të jetë i pavarur dhe do të monitorohet nga partnerë ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ideja e Vettingut është që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë integritet moral e profesional dhe ta kenë pasurinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai do të jetë komplet i pavarur dhe do të monitorohet nga partnerë ndërkombëtarë nga BE dhe ShBA. Secili prej subjekteve opozitare kanë pasur në programin e tyre çështjen e Vettingut por duhet të jemi të unifikuar sa i përket reformës në drejtësi. Ne jemi në diskutim të vazhdueshëm më partnerë ndërkombëtar sa i përket çështjes së Vettingut dhe të binden për reformën në drejtësi”, tha ajo raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi, tha se çështja e Vettingut është zotim i mazhorancës, teksa shtoi se kjo çështje është e domosdoshme dhe e pashmangshme.

“Tashmë jemi në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë dështimeve dhe konsiderojmë se zhvillimi i Vettingut do të mundësojë kurim të çështjeve aktuale. Procesi i Vettingut përkrahet nga qytetarët që duan drejtësi, dhe inkurajojmë Komisionin e Venecias që të na japin dritën e gjelbër për këtë çështje”, tha Rrustemi.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi, tha se çështja e Vettingut është zotim i mazhorancës, teksa shtoi se kjo çështje është e domosdoshme dhe e pashmangshme.

“Tashmë jemi në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë dështimeve dhe konsiderojmë se zhvillimi i Vettingut do të mundësojë kurim të çështjeve aktuale. Procesi përkrahet nga qytetarët që duan drejtësi, dhe inkurajojmë Komisionin e Venecias që të na japin dritën e gjelbër për këtë çështje”, tha Rrustemi.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Jetish Maloku, ka kritikuar Qeverinë pasi sipas tyre koncept-dokumenti për Vettingun ka vazhduar pa pjesëmarrjen e tyre.

Ai tha se nuk është bërë analizë e mirëfilltë e Vettingut në sistemin gjyqësor dhe nuk është vlersuar ndërhyrja që i bëhet pavarësisë së sistemit Gjyqësor dhe Prokrurorial.

“Është një temë që meriton një debat të gjerë sepse bëhet fjalë për një proces të rëndësishëm që duhet të përfshijë shumë institucione tona. Ky Vetting ka qenë temë që ka dominuar edhe KPK-në. Mendoj se është temë e rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Për fat të keq koncept-dokumenti ka ecur pa pjesëmarrjen tonë. Ne mendojmë se nuk është bërë analizë e mirëfilltë e Vettingut në sistemin gjyqësor dhe nuk është vlerësuar ndërhyrja që i bëhet pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe prokrurorial”, tha Maloku.

Kritika për mënyrën sesi është ndërtuar koncept-dokumenti për Vettingun, kanë nga partitë opozitare.

Fillimisht, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se partitë politike nuk kanë pasur qasje në këtë proces e as informata.

Ai tha se ideja për Vetting të tërësishëm të sistemit gjyqësor është gabim pasi sipas tij, modelet që janë aplikuar në vendet e rajonit kanë qenë të dështuara.

“Qeveria e Kosovës e ka nisur këtë proces në mënyrë jo të duhur. Kjo çështje është bukur e komplikuar dhe ka nevojë për dakordim nga partitë politike. Ne nuk kemi pasur angazhim të tillë dhe nuk kemi informata si ka ndodhur procesi dhe kush ka qenë i përfshirë dhe as sot nuk e kam. Vetëm se pashë kanë ardhur disa komente paraprake. Nëpër media mund të ketë qenë por ne nuk e kemi parë”, tha Selmanaj.

“Ideja për Vetting të tërësishëm të sistemit është gabim sepse modelet që janë aplikuar në vendet e rajonit kanë qenë dështim. Jemi në fazë të ndjeshme dhe nuk po arrijmë të japim vlerësimin e plotë këtij procesi. Për LDK-në, modeli i Vettingut në Kosovë duhet të jetë i kombinuar që duhet një ligj për matjen e kritereve të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ky proces duhet të jetë në fazën e rekrutimit, dhe të jetë Vetting 5-vjeçar”, tha Selmanaj.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që procesi i Vettingut nuk duhet të ketë për qëllim shtrirjen e pushtetit politik por ngritjen e cilësisë së sundimit të ligjit.

“Pikën e parë e kemi adresuar çështjen e Vettingut dhe reformën në drejtësi. Tani çka duhet të kemi kujdes është se Vettingu nuk duhet të ketë për qëllim shtrirjen e pushtetit politik por ngritjen e cilësisë së sundimit të ligjit që lidhet me procesin e integritetit. Vettingu synon më shumë drejtësi, fuqi, guxim dhe pastërti. Duhet ta kuptojmë se reforma në drejtësi është akt i vetëm i vendimit, por proces mirë i konsultuar”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit