-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futi në kurth Ramën, Berisha: Turp! PS refuzoi rezolutën për gjenocidin në Bosnje

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha si cdo të premte po zhvillon konferencën për mediat, ku është fokusuar te rezoluta për Srebrenicën që rrëzoi PS-ja.

“Dje ndodhi akti më i rëndë dhe i pabesueshëm në historinë e këtij vendi. Refuzimi për të dënuar gjenocidin me një rezolutë.

Gjenocidi është konfirmuar nga dy gjykatat ndërkombëtare. Këtë e ka dënuar edhe vetë parlamenti i Serbisë. Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur.

Edi Rama dhe Taulant Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në cdo skaj, kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës.

Vota e djeshme ishte më e egra që mund të bëhej në parlament kundër një rezolute.

Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Rregullorja ka përcaktime të qarta kur një rezolutë hidhet poshtë me votë, nuk mund të futet pa një afat jo të shkurtër. Ata po përpiqen të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar.

Ata janë kryejnë vepër penale. Të dy janë fajtorë për këtë akt të shëmtuar. Edi Rama deklaroi se fajin e ka Saliu.

Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që edhe një akt të tillë t’ua kalosh të tjerëve. PD do të paraqesë dora dorës edhe gjithnjë politikën e saj të jashtme.

Ata që mendojnë se ishte kurth, unë i garantoj se nuk ishte i tillë.” tha ai.

I pyetur se përse tani dhe përse nuk e votoi këtë rezolutë kur ishte në pushtet, ai tha “ka qenë në proces, pa diskutim që Shqipëria do ta miratonte” tha ai.

Partia Socialiste e refuzoi këtë rezolutë me pretendimin se nisma është paraqitur nga Sali Berisha, të cilin e konsiderojnë të “vdekur politikisht”.

Por imazhi i kartonëve të kuq të ngritur nga socialistët bëri xhiron e mediave jo vetëm në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit