Nga Italia në Holandë, UEFA është kritikuar për zgjedhjen e stadiumit Air Albania për mbajtjen e finales së Conference League për shkak të kapacitetit të vogël të stadiumit.
Megjithatë, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka reaguar në një intervistë për mediat italiane për këtë çështje.
“UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe ndërkohë vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin shqiptar.
‘AIR Albania’ është një thesar, dukshmëria është perfekte, por problemi logjistik ekziston.
Shumë hotele janë ezauruar, banorët japin dhoma me qira në shtëpitë e tyre, por këto gjëra ndodhin kudo. Ka emocione të mëdha, do të bëj tifo për Romën, Murinjo me verdhekuqtë është rinuar.”, përfundoi Edi Reja.