Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kërkoi sot nga SPAK-u që të rrisë hetimet kryesisht për cështjet e korrupsionit.
“Vazhdon të mbetet i ulët numri proaktiv i prokurorit për korrupsionin. Fillon të mbetet i ulët numri i procedimeve kryesisht. Kërkohen hetime më të thella për veprat penale të pastrimit të parave” deklaroi ai.
Manja ishte i ftuar për të raportuar në seancën dëgjimore të komisionit të ligjeve si përfaqësues i Këshillit të Ministrave lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të KM kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.
Në javët e fundit qeveria është vendosur në sulm kundër SPAK-ut duke i kërkuar që të hetojë Ilir Metën dhe Sali Berishën.