-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat me PS, Idrizi: Na u premtua një president i paanshëm

Kryesoret

Shpëtim Idrizi, përfaqësuesi i grupit Parlamentar “Për Demokraci dhe Integrim” ku kryetare është Mesila Doda, zhvilloi një takim për të negociuar për presidentin e ri këtë të premte me Taulant Ballën.

Pas takimit, Idrizi u shpreh se në takim u premtua për një president të paanshëm, ndërsa theksoi se ka ardhur momenti që të diskutohet për emra konkretë.

“Është detyrim kushtetues në mënyrën sesi zgjidhet presidenti. Ne e theksuam këtë gjë që shqiptarët kanë nevojë për një president konsensual. Presidenti duhet të jetë një person thellësisht me eksperiencë politike. Një president që mbart edhe pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë këtë rol. Ne gjetëm një vullnet të mirë që nuk do të kemi një president të njëanshme. Ramë dakord që nuk mund ta ngadalësojmë këtë proces. Shqiptarët kanë nevojë për emra konkret dhe duhet t’i bëjmë publikë. Ne kërkojmë një president mbi palët. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e PS që ka ardhur koha të hyjmë në emra konkretë.

Kërkuam të intensifikojmë takimet. Ditën e hënë është votimi i parë dhe do të kontaktohen të gjitha forcat politike”, tha Idrizi.

Taulant Balla pritet të zhvillojë një takim këtë të premte edhe me Fatmir Mediun, ndërsa Enkelejd Alibeaj ka refuzuar të takohet me kreun e grupit parlamentar socialist. Të hënën mbahet në kuvend raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit