-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbyset varka me emigrantë, 11 të vdekur në Porto Riko

Kryesoret

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë u përmbys në veri të një ishulli të pabanuar pranë Porto Rikos.

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, e cila kreu shpëtimin tha se shumica e të mbijetuarve ishin nga Haiti ose Republika Domenikane.

Incidenti vdekjeprurës vjen në mes të një rritjeje të emigrantëve, që tentojnë kalimin e rrezikshëm të ujit në SHBA.

Nga tetori 2021 deri në mars 2022, 571 haitianë dhe 252 persona nga Republika Domenikane u arrestuan në ujërat përreth Porto Rikos dhe Ishujt e Virgjër të SHBA-ve.

Rritja e njerëzve që ikin nga Haiti ka shoqëruar një rritje të dhunës së lidhur me bandat në vend që ka vrarë dhjetëra njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Vrasjet janë rritur me 17 për qind në vend, sipas Kombeve të Bashkuara.

Rrëmbimet ndërkohë janë rritur me 180 për qind.

Së fundmi, të dielën, tetë shtetas turq u detyruan të zbrisnin nga autobusi që kishin hipur në Republikën Domenikane dhe u rrëmbyen në Haiti.

OKB-ja javën e kaluar shprehu shqetësimin për “përkeqësimin e shpejtë të sigurisë dhe të drejtave të njeriut” në vend, i cili po përjeton gjithashtu një krizë politike pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise në korrik 2021.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit