-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Alibeaj bën një hap pas: I takon opozitës të propozojë emrin e parë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi sot që emrin e parë për President të Republikës i takon që ta propozojë opozita, pasi sipas tij, shumica nuk e ka legjitimitetin dhe moralin. Ai tha se opozita kërkon që

“Një figurë e shqiptarëve, të dalë mbi palët, neutral, t’u qëndrojnë të gjitha sfidave që pozicioni i Presidentit ka dhe mund të ketë. Ne jemi ofruar për të pasur një proces, që është i pari, të jetë i sinqertë, i bazuar në kritere dhe procedurë, është garancia e parë.

Qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Ia kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD-së, të grupit, shumicës dhe grupeve të tjera dhe shohim të udhës që pikë së pari, as për aparencë të mos perceptohet si farsë.

Nuk e ka shumica për të zgjedhur e vetme presidentin, pasi tre deputetë kanë lindur, gjeneruar nga një “non grata”, Tom Doshi, dy të tjerë janë nga fenomeni i grabitjes, i referohem Aqif Rakipit. Dy të tjerë nuk ndodhen më në parlament, janë pas hekurave. E drejta për të propozuar i takon opozitës” tha ai.

Ai i qëndroi kërkesës që Presidenti duhet të jetë anti-komunist dhe bëri një hap pas te kushti që të mos ketë qenë i angazhuar në politikë në pesë vitet e fundit. “Ky kriter nuk është i shkruar në gurë që të mos ketë qenë i angazhuar në politikë në pesë vitet e fundit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit