-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Balla: Emri në tavolinë në orët e ardhshme, presim nga opozita

Kryesoret

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, u shpreh pas takimeve për presidentin e ri me Shpëtim Idrizin dhe Fatmir Mediun se tashmë ka ardhur momentin që emri të vendoset në tavolinë. Ai zbuloi se Mediu e ka informuar se opozita mund të vijë me një emër.

“Bashkë me kolegët Gjiknuri dhe Spiropali kemi zhvilluar një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupe parlamentare. E kemi dëshmuar edhe sot për të kaluar në emra konkretë. Me të dyja grupet ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinë emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër ose disa emra nga ana e opozitës.

Gatishmëria jonë për t’i dhënë vendit një president të të gjithë shqiptarëve ekziston, por tani nuk ka më kohë. Më 16 është raundi i parë. Afati i fundit i raundit të dytë është data 23 maj.

Kemi arritur të vendosim shinat apo piketat për një president sa më konsensual. Kemi rënë dakord për t’u ulur edhe në orët në vijim për emrin në tavolinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit