Rita Ora ka ditur gjithmonë si të sjellë stile të veçanta në mënyrën e të veshurit.
Nga ana tjetër prej kohësh këngëtarja është përfolur për lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin e famshëm Taika Waititi, të cilën ajo ka vendosur ta mbajë larg larg të gjithëve duke e shijuar vetëm për vete.
Së fundmi ajo është parë mahnitëse, e veshur me një fustan të gjatë të zi dhe një xhaketë të gjatë të zezë, teksa po darkonte së bashku me të dashurin e saj Taikën dhe disa miq të tyre.
Ata dukeshin të lumtur dhe të dashuruar krah njeri-tjetrit.

