-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 të arrestuar për ngacmim seksual, drogë dhe rrahje të policit në Korçë

Kryesoret

Korçë-Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, të finalizuar më datë 10.04.2022, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetases D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të shtetasit A. T., 23 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Elbasan, pasi nga verifikimet e kryera rezulton se më datë 16.07.2020, ky shtetas, ka trafikuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia, një motor tip “Yamaha”, të cilin e kishte lënë në kufi të gjelbër, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë dhe më pas ishte larguar. Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, motorin e këtij shtetasi.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. R., 31 vjeç, , banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në qytetin e Korçës, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale  “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases V. Gj., 67 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, të shtetasit G. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dje, në lagjen nr. 7, Korçë, ky shtetas ka kanosur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë, shtetasin E. P.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në emisionin “Piranjat” në ABC News Albania, si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal, për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasen A. N., 45 vjeçe, banuese në fshatin Barmash, Kolonjë, pasi kjo shtetase duke djegur disa barishte në tokën e saj, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynymë me bimësi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit