Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, këtë të shtunë është takuar me homologun ukrainas Dmytro Kuleba në Berlin.
Përmes një postimi në Twitter ajo ka thënë se pati një diskutim të sinqertë me Kulebën dhe se është dakord që Ukrainë të anëtarësohet në BE.
“Diskutim i sinqertë me FM@DmytroKuleba në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ne jemi dakord që Ukraina ashtu si BB meriton një perspektivë të qartë të BE-së. E siguroi ministrin Kuleba për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi në #UNSC për të izoluar Rusinë dhe për të ndihmuar që lufta të përfundojë”, shkruan Xhaçka.
Frank discussion w/ 🇺🇦FM @DmytroKuleba about support for Ukraine. We agree that Ukraine just as WB deserves a clear EU perspective.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) May 14, 2022
Assured Minister Kuleba of Albania’s unwavering commitment to Ukraine. We will do all we can in #UNSC to isolate Russia & help bring war to an end. pic.twitter.com/wMotjTMEV6