-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Braçe zbret Ramën me “këmbë në tokë”: Jemi në pikë të hallit

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe shprehet se procesi i dhënies së naftës pa taksa për fermerët po ecën me hapa shumë të ngadalta.

Përballë situatës kur aplikimet që presin shqyrtimin janë shumë të mëdha dhe punonjësve që i kalojnë në filtër u mbaron kontrata në 31 maj, deputeti socialist kërkon nga qeveria që të shtyhet qëndrimi i tyre në detyrë deri në mbarimin e fermerit të fundit që po pret radhën.

Postimi i plotë i Erion Braçes

PER NAFTEN E BUJQVE PERSERI; PO PUNOHET AKOMA, POR JEMI SHUME SHUME MBRAPA ENDE!

Shifrat: Ne te gjithe JUGUN jane fiks 17.825 aplikime; jane punuar 5600 nga te cilat, per 4.100 jane dhene KARTAT E NAFTES, 1.500 presin miratimin ne AZHBR;

Shifrat ne Lushnje e Divjake;

Ne Lushnje jane 6.334 aplikime dhe jane dhene 1484 karta nafte; Ne Divjake jane 2.971 aplikime dhe jane dhene 370 karta nafte. GOTA PO MBUSHET ME GLLENJKA!

Dy ore e gjysem dje ne TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE TE LUSHNJES, u sterbinda se nafta eshte jetike dhe koha po iken!

Nuk di kujt i shkoi ne mendje qe tamam tani dhe duke e lidhur me DHENIEN E NAFTES, te kerkonte rregjistrin e fermave, por e pashe me syte e mi se si nje proces 3 minuta, zgjatet deri ne 12 minuta per cdo bujk;

Por edhe per cdo punonjes; DITA AQ ORE KA! Kjo pune po behet me punetore te marre me kontrate e per vetem 26 mije leke ne muaj!!!!!!!!!

Kontrata mbaron ne 31 maj dhe ne do jemi ne pike te hallit nese ata nuk vijojne punen!

Kush po merret me panair perseri e perseri, propagande perseri e perseri, duhet te kujtoje se bujqit kane nevoje per gjera konkrete!

LLAFET NE VAKT PUNE KUSHTOJNE KOHE, PRODHIM, TE ARDHURA!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit