Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga djali i saj.
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Lamtumira e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000” shkruan Endrit Yzeiraj.
Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitojë betejën. Haxhiymeri ishte pedagoge ne Universitetin e Tiranës.