-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gara për kryetarin, Elezi sfidon Berishën: Pse s’e pranon debatin? Meta larg PD-së

Kryesoret

Partia Demokratike është në fushatë të brendshme për postin e kryetarit, por që zgjedhjet pritet që të jenë formalitet, pasi Sali Berisha në 22 maj pritet që të jetë kryetar i së djathtës shqiptare.

Ibsen Elezi, që sfidon Sali Berishën, sot e ka nisur fushatën nga vendlindja e tij, Kukësi, ku më parë ka qenë ish-kryetar dege.

Ai i kërkoi sot Sali Berishës një përballje direkte në debat, që deri tani është refuzuar nga ish-kryeministri me argumentin e një gjë e tillë ndodh në garat presidenciale, referuar SHBA-së.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet.

Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet” tha ai.

Sot Sali Berisha do të jetë në Fier pasdite në takimin e dytë pas Elbasanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit