Makina e një efektivi policie në Shkodër është djegur gjatë natës në Shkodër. Efektivi Sokol Kroni e kishte parkuar makinën poshtë shtëpisë, por kur është ngritur në mëngjes e ka gjetur të shkrumbuar plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka qenë e qëllimshme për shkak të detyrës. Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes në lagjen “Tre Heronjtë”. Po gjatë natës në Vlorë u dogjën dy makina të tjera.