-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentativë për futjen e narkotikëve në burgun e Durrësit, policia ndërhyn në kohë

Kryesoret

Një tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Durrësit është parandaluar nga autoritetet pas një kontrolli rutinë.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Burgjeve, incidenti ndodhi rreth orës 12:50, kur gjatë një kontrolli të detajuar ndaj vizitorëve të paraburgosurve, u zbuluan sende të ndaluara.

Gjatë kontrollit ndaj personit me inicialet E.V., i cili kishte ardhur për takim me të afërmin e tij, të paraburgosurin E.V., u gjetën dy qese të vogla të mbështjella me natriban, të fshehura në trupin e tij.

Qeset dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike.

Menjëherë pas gjetjes, autoritetet bllokuan lëndët e dyshuara dhe filluan procedurat përkatëse, duke përfshirë hartimin e procesverbaleve.

Po ashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve është njoftuar për të vijuar hetimet dhe veprimet e mëtejshme ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit