-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse s’u arrit marrëveshja për targat? Kurti: Le ta sqarojë Lajçaku

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të ketë marrëveshje për targat e cila nuk u arrit as në takimin mes kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviç në Bruksel.

Kurti është i bindur se pala kosovare ka qenë konstruktive, derisa thotë se i takon emisarit të BE-së të tregojë publikisht se cila palë s’ka qenë konstruktive dhe pse nuk është arritur marrëveshja që ishte afër finalizimit.

“Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, por besoj që ndërmjetësuesi [Mirosllav] Lajçak do ta shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive.

Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori jonë, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi nuk është i interesuar të ketë marrëveshje.

Ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit/lehtësuesit që ta sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, ka deklaruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit