Nënkryetari i komitetit të mbrojtjes të Dumës ka kërcënuar Britaninë e Madhe me armë bërthamore dhe se për tre minuta mund ta zhdukte totalisht.
Aleksey Zhuravlyov kërcënoi gjithashtu dhe Finlandën duke thënë se për të do t’i duheshin vetëm 10 sekonda për ta zhdukur.
I pyetur nëse Rusia tani do të ribazojë armët bërthamore në kufirin e saj me Finlandën, ai tha: “Për çfarë? Nuk kemi nevojë.
Ne mund të godasim me një Sarmat nga Siberia dhe madje të arrijmë në MB.
Dhe nëse godasim nga Kaliningradi koha e arritjes së hipersonikut është 200 sekonda.
Në kufirin finlandez nuk do të kemi armë strategjike, por të klasit Kinzhal, një që do të arrijë në Finlandë për 20 sekonda, apo edhe 10 sekonda” tha ai.