-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjidhet Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara, Rama e uron: Mirësi unike

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka uruar Mohammed bin Zayed për detyrën e tij të re, si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. “Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës”, shkruan Rama.

Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në vend të presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan i cili ndërroi jetë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve WAM të EBA-së, Këshilli i Lartë i EBA-së i cili përbëhet nga 7 emiratet e shtetit, kanë përcaktuar si president Mohamed bin Zayed.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit