Nga Shkodra, Berisha akuzoi Ramën se ka gjetur disa mënyrë për të larguar shqiptarët nga vendi, ai i arreston dhe i lë papunë. Kjo sipas ish-kryeministrit i detyron ata të braktisin vendin.
Berisha theksoi se PD nuk e pranon shkretimin e vendit, por të luftojë për interesat e kombit shqiptar.
“Si parti demokratike duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje me të cilën duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet vetes shqiptar. Që i beson Shqipërisë, unë ju them ju, vend me potencial si ky vend nuk ka. Nëse i vendosim vetes qëllim të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Ne krijuam klimën e biznesit, dyfishuar rrogat dhe pensionet.Shqiptarët panë se këtu mund të jetohet dhe të ndërtohej një jetë në përmirësim. Nuk u ndal treni ynë drejt Europës. U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Para zgjedhjeve, mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me 3 ligje. Shumë thanë se nuk e kanë kundër Europës“, u shpreh Berisha.