-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu bë atentat në Lezhë, flet 38-vjeçari i sapo kthyer nga Belgjika

Kryesoret

Në paktën 10 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentat e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.

Blerim Preçi dhe kushëriri i tij Klisman Preçi i shpëtuan mrekullisht plumbave kur makina Mercedes Benz tip ‘ML’ me të cilën po udhëtonin u qëllua me breshëri plumbash.

Mësohet se 38-vjeçari Blerim Preçi ishte kthyer pak ditë më parë nga Belgjika, dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit, teksa nuk ka precedentë penale në Shqipëri.

Ndërkohë, sipas burimeve në dëshminë e tyre para hetuesve, Blerim dhe Klisman Preçi kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërsa dyshimet janë se shënjestër e atentatit të ketë qenë 28-vjeçari Blerim Preçi. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek e shkuara e tij dhe të vëllait në vendet e Bashkimit Europian, por pa përjashtuar edhe ndonjë konflikt të mundshëm në vendin tonë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit