Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë ku është pritur nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ish-deputeti socialist Alker Hyseni.
Pompeo, ish sekretar shteti gjatë presidencës së Donald Trump nga viti 2018 deri në 2021 së bashku me Ballën do të jenë të pranishëm gjatë një konference kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA, e cila organizohet nën kujdesin e kreut të grupit parlamentar socialist.