Aurel Latifi, socialisti që tentoi të hynte me forcë në Kryeministri për të takuar Edi Ramën, është njohur sot me masën e Gjykatës së Tiranës.
Prokuroria ka kërkuar për Latifin shtrim urgjentë në spital, për shkak se dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.
Por gjykata ka lënë masën e detyrim paraqitjes për të riun.
Ky vendim është marrë për shkak të dyshimeve se 32-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçari goditi me grusht 2 ditë më parë vendqëndrimin e rojeve në Kryeministri dhe vrapoi në oborrin e pasmë, por u neutralizua nga garda.