Vrasja e bosit të mafies greke Giannis Skaftourou u dyshua se ishte kryer nga shqiptarët.
Së fundmi duke analizuar zërin që e kishin thirrur autorët Giannis Skaftourousin bëhet e ditur se autorët mund të jenë nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, konkretisht Gjeorgjia. Hetuesit kanë analizuar zërin teksa ka thirrur “Xho, Xho” jashtë shtëpisë. Nga dëshmitë e të afërmeve që u gjendën në oborrin e shtëpisë së Giannis Skaftouros në Skourta, del se njëri dhe kryesori nga tre ekzekutorët e tij teksa ka shqiptuar fjalët greke, kishte një theks që i përngjante një personi nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik, me shumë mundësi Gjeorgjia.
I ashtuquajturi “gjeorgjian” ishte ai që kishte hyrë në oborrin e shtëpisë dhe u kishte kërkuar të gjithëve në greqisht të binin përtokë, së bashku me autorët e tjerë ka thirrur “Xho, Xho”. Pasi motori i la në rrugë dy nga vrasësit u përballën me një fermer, i afërm të viktimës, të cilit tentuan t’i rrëmbenin makinën e fermës për t’u arratisur. Në dëshmitë e gjashtë personave theksohet se greqishtja e folur nga autorët gjatë vrasjes dhe në tentativën për të sekuestruar automjetin, ishte me theks të huaj. Fillimisht kishte të dhëna se ata flisnin gjuhën shqipe, por më vonë dëshmitë dhe veçanërisht dëshmia e burrit që ishte ballë për ballë me njërin prej tyre, i referohej drejtpërdrejt një personi nga Gjeorgjia, pasi kishte kontakte me persona të kësaj kombësie dhe e dinin shqiptimin e fjalëve të tyre kur flisnin greqisht.