Një turist ka lëshuar sinjalin SOS, pasi ka renë dhe ndodhet i plagosur në majen e Qores në afërsi te malit të Çikës, në Vlorë.
Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit por dhe një helikopter.
Mësohet se janë tre të rinj nga Holanda të cilët ndodhen në majën e Qores, ndërsa njëri prej tyre ka rënë dhe ka dëmtuar ( thyer ) një këmbë.