-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtuesit e degëve të PS, Rama: Bëhuni pjesë e procesit, do të kaloni në dy filtra

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mori pjesë pasditen e së hënës në mbledhjen e Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste, ku ka nisur puna për zgjedhjen e kryetarit të qarkut të Tiranës.

Rama u shpreh se procesi do të jetë i hapur dhe i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij procesi, ndërsa tha se të gjithë do të kalojnë në dy filtra.

“Nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolitizuar ashtu siç duhet, persona që fokusohen në çështje të natyrës administrative ku më shumë e zënë kohën ankesat e njëri-tjetrit.

PS nuk është në mundësinë ta lërë këtë inerci të vazhdojë. Në një pjesë të madhe ne kemi arritur të garantojmë qëndrueshmërinë e administratës apo të disa sektorëve kyç të jetë të ekzekutivit, duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrje.

Duhet ta fillojmë me këmbë të mbarë këtë proces tani, duke garantuar që procesi të jetë shumë i hapur. Të gjithë burra e gra që mendojnë se mund të ofrojnë kandidaturën e tyre për të drejtuar Partinë Socialiste. Të gjithë do të kalojnë në një filtër të dyfishtë, të partisë dhe pastaj në filtrin e komisionit të posaçëm, i cili është ngritur për çështje”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit