-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbën jetën në Bypassin e Vlorës, zbulohet skandali i kompanisë Biba-X

Kryesoret

Armand Beu dhe Klajdi Kaja, të cilët humbën jetën ditën e sotme teksa po punonin në Bypassin e Vlorës, mësohet se kanë qenë të punësuar nga kompania Biba-X.

Të rinjtë humbën jetën nga rrëzimi i kamionit të kompanisë Biba-X, e cila ishte e përjashtuar nga tenderat për një periudhë prej 14 muajsh.

Vendimi është marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik. Sipas Faxweb edhe pse e përjashtuar kompania ka vazhduar të kryejë punime në Bypassin e Vlorës.

Biba-X ishte përjashtuar në 14 shkurt të 2022 dhe ajo kishte të drejt të aplikonte sërish për tender në 14 prill të 2023.

APP ka konstatuar se kompania e tre vëllezërve Barush, Skënder dhe Luan Biba kanë keqinformuar autoritetet për përfitimin e një kontrate me vlere rreth 100 mijë euro.

Në Prill të vitit 2021, kompania “Biba X” u shpall fituese e tenderit “Rikonstruksioni i disa akseve rrugore, Faza II”, e zhvilluar nga Bashkia Vlorë. Tenderi ishte me fond limit 11.7 milionë lekë të reja dhe “Biba X” fitoi me ofertën më të lartë ndër tre konkurentë që morën pjesë në garë.

Si ndodhi ngjarja?

Armand Beu, 32 vjeç, banues në Kavajë, Klajdi Kaja, 28 vjeç, banues në Lushnje kanë qenë të dy së bashku në një kamion të mbushur me zhavorrë dhe po punonin për ndërtimin e Bypassit të Vlorës. Beu, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe janë përplasur me shkëmbin.

Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat. Ndërkohë, pas disa orësh është nxjerrë edhe trupi i dytë, i cili ishte i mbuluar me inerte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit