Sali Berisha do të jetë i pari në fletën e votimit në zgjedhjet e 22 majit për kryetar të PD-së. Komisioni për Zgjedhjet në grupin e “Rithemelimit” thotë se vendimi u mor nga shorti që u hodh mes dy kandidatëve për renditjen. Përballë ish-kryeministrit garon Ibsen Elezi.
MIRATIMI I FLETËS SË VOTIMIT PËR KRYETAR TË PD
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.
Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:
1. Sali Berisha
2. Ibsen Elezi
Komisioni do njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt 17 maj 2022.