Kryeministri Dritan Abazovic, është shprehur këtë të hënë se Mali i Zi e mbështet kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.
“Është në interesin e përbashkët që Evropa të jetë e fortë dhe e bashkuar në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit,” tha Abazovic në një takim me ambasadorin finlandez në Podgoricë Kim Lahdevirt.
“Ne presim mbështetje edhe më të madhe nga Finlanda në përpjekjet tona për t’u bërë vendi i parë anëtar i BE-së”, shtoi kryeministri, cituar nga mediat rajonale.