Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të hënë.
Për të diskutuar mbi disa pika të pa përfunduara nga seancat e mëparshme, takimi do të filloj nga ora 11:00.
Është paralajmëruar se do të ketë debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, duke e përfshirë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Festa Zyrtare, si dhe Projektligjin për Policinë Ushtarake në FSK.
Më pas do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Nëse ka kuorum, këtë të hënë do të bëhet edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
Më pas do të bëhet debat parlamentar për politikën e jashtme.
Në rend ditë është edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.