-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO i çon Rusisë “Ujkun e Hekurt” në derën e shtëpisë

Kryesoret

NATO zhvillon një nga stërvitjet më të mëdha në 30 vitet e fundit. E planifikuar para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, kjo stërvitje në shkallë të gjerë fillon në 3 shtete pranë kufijve të Rusisë.

Stërvitja e koduar “Hedgehog”, do të përfshijë 15,000 trupa nga 14 vende të NATO-s në Estoni. Në Lituani, një stërvitje tjetër e koduar me emrin “Ujku i Hekurt” do të përfshijë 3,000 trupa aleate dhe 1,000 automjete. Dhe një tjetër përgatitje ushtarake do të tregohet edhe në Poloni.

Ndërkaq nga ana tjetër forcat ruse vijojnë që të synojnë pjesën lindore të Ukrainës. Rusia po përpiqet të rrethojë forcat ukrainase në Donbas dhe të shmangë një kundërofensivë rreth qytetit të Izium.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ofensiva e Rusisë në Donbas kishte ngecur dhe Ukraina mund ta fitonte luftën, një rezultat që disa analistë ushtarakë e parashikuan në fillim të konfliktit. “Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç kishte planifikuar Moska”, u shpreh Stoltenberg.

Që nga mesi i Prillit, forcat ruse e kanë përqendruar pjesën më të madhe të fuqisë së tyre në përpjekjen për të kapur dy provinca lindore. Moska njohu pavarësinë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Donbas disa ditë përpara se të fillonte agresionin e saj në Ukrainë.

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhaylo Podolyak thotë se Ukraina mund ta mposhtë Rusinë deri në fund të vitit, por ka nevojë për armë të rënda nga Perëndimi dhe një embargo të vërtetë nafte ndaj Rusisë.

Paralajmërimet e Putinit drejtuar Finlandës dhe Suedisë për të mos u anëtarësuar në NATO kanë kaluar pa u vënë re. Analistët shprehen se Putin aktualisht qëllimin e ka vetëm në Ukrainë kështu që nuk ka gjasa të bëjë ndonjë lëvizje të papritur në drejtim të Finlandës ose Suedisë. 

Partia në pushtet e Suedisë, Social Demokratët kanë mbështetur anëtarësimin e vendit në NATO. Kryeministrja Magdalena Andersson ka bërë të ditur se do të shkojë në parlament për të siguruar mbështetje për anëtarësimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit