-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtënat me armë në New York, 18-vjeçari kërkonte qëllimisht njerëz me ngjyrë

Kryesoret

Personi i dyshuar se vrau dhjetë persona në një supermarket në Buffalo, New York, sipas autoriteteve kërkoi qëllimisht një vend me një popullsi të madhe me ngjyrë.

Sipas Policisë, i dyshuari, Payton Gendron, 18 vjeç, voziti më shumë se 320 km (200 milje) për të kryer sulmin.

Ndërkohë sulmi po hetohet si një akt i ekstremizmit të dhunshëm me motive racore.

Kryebashkiaku i Buffalo-s, Byron Brown, tha se i dyshuari mbërriti me qëllim që të merrte “sa më shumë jetë njerëzish me ngjyrë”.

Një dokument prej 180 faqe – i autorizuar nga Gendron – ka dalë në skenë. Aty ai e përshkruan veten si një fashist dhe një supremacist i bardhë.

Po bëhen pyetje se si ai ka mundur të kryejë sulmin kur shqetësimet ishin ngritur.

Joseph Gramaglia, shefi i policisë së Buffal-so, të dielën u tha gazetarëve se Gendron kishte bërë “kërcënime të gjeneralizuara”, ndërsa ishte në shkollë të mesme. Ai kaloi një ditë e gjysmë në spital, duke iu nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor, por më pas u lirua.

Ai nuk duket se ka mbetur nën vëzhgim nga autoritetet.

Agjenti special i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Steven Belongia, për “New York Times” tha se as policia e shtetit dhe as FBI-ja nuk kishin ndonjë inteligjencë për Gendron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit