Disa turistë holandez kanë qenë duke eksploruar Majën e Çikës në Vlorë, ku njëri prej tyre është dëmtuar rëndë.
Turisti në fjalë ishte duke fluturuar me një parashutë në momentin kur është përplasur me pemën dhe është aksidentuar. Deri më tani mësohet se gjendja e tij është e rënduar dhe e kanë shoqëruar për tek spitali i Traumës.
Policia ende nuk ka dal në një njoftim zyrtar, por në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit dhe një helikopter.