-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Kemi zmbrapsur trupat ruse në Kharkiv

Kryesoret

Ukraina tha të hënën se forcat e saj kishin zmbrapsur trupat ruse në rajonin e Kharkivit në një kundërofensivë, duke arritur deri në kufirin rus.

Ministria ukrainase e mbrojtjes postoi një video, që tregonte sipas saj, trupat ukrainase në kufi dhe ku një ushtar i drejtohet presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy me fjalët “Ne jemi këtu.”

Këto zhvillime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura..

Me suksesin e kundërofensivës në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, forcat ukrainase kanë rifituar territorin në rajon dhe po përpiqen të zmbrapsin forcat ruse nga fronti i Iziumit, ndërsa Moska po përqendrohet tek rajoni lindor i Donbasit.

“Kremlini kishte ëndrra të pushtonte Kievin, Kharkivin dhe Odesën, pastaj të paktën rajonet Donetsk dhe Luhansk,” shkruante të hënën në Twitter këshilltari i presidentit Zelenskyy, Mykhailo Podolyak. “Tani, trupat ruse janë përqendruar në rajonin e Luhanskut për shkak të mungesës së forcave. Ne vazhdojmë t’i përgjigjemi megalomanisë perandorake dhe ta detyrojmë Moskën të përballet me realitetin”, thotë ai.

Presidenti Zelenskyy tha në një fjalim në video të dielën vonë se Ukraina po përgatitej të përballej me sulme të reja ruse në Donbas dhe Ukrainën jugore.

“Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë në një udhë pa krye dhe i ashtuquajturi ‘operacion special’ i tyre tashmë ka dështuar,” tha presidenti Zelenskyy.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit