Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram me djalin e multimiliarderit George Soros, Alex Sorosin.
Në krah të postimit, Veliaj shkruan se është i lumtur që takoi Alex Soros me të cilin do të bisedojë mbi vizionin se si ta çojnë përpara zhvillimin e Tiranës.
Postimi i Erion Veliajt:
Sot në Nju Jork për perurimin e rrugës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Shumë i lumtur që takova vëllain tim, Alex Soros, për të biseduar mbi vizionin si ta çojmë përpara zhvillimin e Tiranës.
Open Society e ka transformuar shoqërinë tonë – nga ndërtimi i shumë i shkollave, te qindra bursa për të rinjtë jashtë vendit.