-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet një parcelë me kanabis në Velipojë, arrestohet pronari, në kërkim shoku

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka zbuluar një parcelë, me kanabis dhe ka arrestuar menjëherë pronarin.

Në kuadër të operacionit ‘Ças’, policia ka arrestuar në flagrancë i shtetasin Erlin Pllumbi, 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim Ndue Çunin, 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit Erlin Pllumi, në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin Ndue Çuni.

Njoftim

Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ças”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë.

Gjatë kontrollit masiv të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe dronë, është evidentuar dhe goditur nje rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë.

Në kuadër të operacionit “Ças” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit N. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit E. P., në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin N. Ç.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Ç.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit