Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga hapësirat te Rektorati i Universitetit të Prishtinës, pas alarmit për bombë.
Njësitet relevante policore, pas kryerjes së kontrollit në vend të ngjarjes, nuk kanë hasur në ndonjë mjet shpërthyes, njofton Klankosova.tv.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, alarmi ka rezultuar të jetë i rremë”, është shprehur Borovci.