Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me tre vite burg dhe dy mijë euro gjobë deputeten e LVV-së Jetmire Vrenezi për shpërdorim detyre.
Mbi deputeten e Kuvendit të Kosovës rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, gjatë kohës që punonte si inspektore në komunën e Prizrenit.
Mandati të saj mund të anulohet automatikisht, nëse deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, i vërtetohet dënimi nga Gjykata e Apelit.