Komisioni i Ligjeve për pak sekonda ka lënë zënkat dhe akuzat mes shumicës dhe opozitës.
N/kryetari i komisionit Eduard Ndreca gjatë diskutimit të projektligjit për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë për një çast kërkoi vëmendjen e deputetëve për t’u uruar ditëlindjen dy deputetëve të forcës së tij politike.
“Do i kaloj fjalën zotit Denis Deliu, por më parë më lejoni që në emër të komisionit t’i uroj ditëlindjen. Edhe 100 vite të lumtura. Po ashtu edhe zotit Fatmir Xhafaj.
Mbarësi paçi të dy” tha ai duke shkaktuar të qeshura te deputetët e tjera, “e mori vesh i gjithë populli sot” thanë deputetët e tjerë. Pas urimeve, deputetët u rikthyen te diskutimet.