Një mjet iu është vënë flaka në qytetin e Vlorës. Raportohet se është shkrumbuar ‘Mercedes kamioncinë’ me targa VL0463D i cili rezolton të jetë në pronësi të Rushit Imerit. Mjeti është përfshirë nga flakët rreth orës 02:33 të natës.
Furgoni ishte parkuar në afërsi të banesës së Ymerit në lagjen “4 Heronjtë”. Për pasojë u dogj motori dhe kabina e mjetit. Ndërsa një makinë tjetër që ishte shumë pranë me furgonin nuk ka pësuar dëme.
Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm dhe mund të jetë ndonjë paralajmërim por ende mbetet e paqartë. Imeri merret me grumbullim skrapi e nuk dihet nëse ka pasur probleme në të shkuarën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.